Nikolla: Masterin në “Albanian University” ma ofroi Berisha
Tirane- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla përmes një postimi në facebook kërkoi të sqaronte diplomën master që kishte marrë në “Albanian University” në 2010.Ky është një nga 13 universitetet për të cilat sot u kërkua pezullimi i aktivitetit, pas publikimit të raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në institucionet e Arsimit të Lartë.Reagimi erdhi pasi në media doli lajmi se vetë ministrja e Arsimit kishte marrë një diplomë master në një nga Universitetet të cilat nuk kishin plotësuar kushtet e parashikuara në ligj.Nikolla thotë se do të ishte problem nëse ajo do të kishte favorizuar këtë universitet por përkundrazi është trajtuar me të njëjtat standarde si çdo institucion tjetër arsimor. “Dhe është kjo arsyeja pse është propozuar masa për pezullim të aktivitetit, meqë nuk plotëson kushtet e parashikuara në ligj.”Më pas Ministrja e Arsimit tregon se studimet master i kishte nisur në vitin 2008 në kohën kur ajo drejtonte njësinë bashkiake nr 1 të Tiranës. Kursi i veçantë master ishte ofruar nga ky universitet në bashkëpunim me qeverinë e kohës, (atëherë e drejtuar nga Berisha). Një kurs enkas për zyrtarë të administratës publike dhe të zgjedhur vendorë, siç ishte dhe ajo.Ja postimi i Nikollës në facebookKrenare për hapin e parë që ndërmorëm sot.Për qeverinë shqiptare cilësia në mësimdhënie nuk është e negociueshme. Ky i sotmi është vetëm hapi i parë, pasi reforma në arsimin e lartë do të shkojë deri në fund, për të përgatitur një brez të ri, të aftë për të punuar me dinjitet.Sigurisht, kjo reformë shkel shumë interesa, por kjo nuk do të jetë arsye që ne te ndalemi. Disa media kanë raportuar se dhe unë kam qënë "viktimë" e sistemit të degraduar arsimor pasi kam ndjekur një master në “Albanian University”. Po, është e vërtetë. Në vitin 2008 kam ndjekur një kurs të veçantë master, të ofruar nga ky universitet në bashkëpunim me qeverinë e kohës. Një kurs enkas për zyrtarë të administratës publike dhe të zgjedhur vendorë, siç isha edhe une. Më interesoi programi në një fushë të re në të cilën unë punoja, por edhe trupa e zgjedhur e profesorëve për këtë program. Rezultatet e mia ishin të shkëlqyera, por thelbi nuk është ky.Këtë informacion unë e kam ndarë vetë me publikun. Problem do të ishte nëse unë do të kisha favorizuar universitetin në fjalë. Dhe përgjigjja është e prerë, jo. “Albanian University” është trajtuar me të njëjtat standarde si çdo institucion tjetër arsimor. Dhe është kjo arsyeja pse është propozuar masa për pezullim të aktivitetit, meqë nuk plotëson kushtet e parashikuara në ligj.Unë jam krenare për reformën që kemi ndërmarë dhe për një gjë jam e sigurt. Nuk do të ndalem përpara asnjë pengese për të çuar deri në fund këtë reformë që pritej prej vitesh nga çdo shqiptar.