Avioni algjerian, shkaku i rrëzimit: Moti i keq
Moti i keq duket se ka qënë shkaku i rrëzimit te avionit algjerian, ku 118 persona humbën jetën. Avioni u rrëzua në Mali të enjten dhe sipas zyrtarëve shumica e pasagjerëve që humbën jetën ishin shtetas francezë.Hetuesit në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se avioni është shkatërruar pas përplasjes, duke shuar zërat se mund të ketë ndodhur diçka në ajër. Sa u përket trupave të viktimave, autoritetet përkatëse thonë se do të jetë shumë e veshtirë për ti gjetur, pasi janë të shpërndarë në një hapesirë të gjërë në zonë. Shefi i shtabit të ushtrisë së Burkina Fasos tha se ka vërtetë vështirësi konkrete dhe gjetja e të gjitha trupave për momentin duket e vështirë. Ndërkohë nuk ka asnjë të mbijetuar nga fluturimi dhe lajmi u bë publik dje nga presidenti i franzec Francois Hollande.Nga 116 pasagjerët që ndodheshin në bordin e avionit, 51 prej tyre ishin qytatare franceze. Një ekip prej 100 ushtarësh francezë, me 30 automjete, udhëtoi drejt vendit të aksidentit të premten. Rrënojat e avionit algjerian, i cili u zhduk të enjten në mesditë, u gjetën pas disa orësh në shtetin e Malit. Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Malit, Ibrahim Keita, i cili tha se pjesët e avionit janë gjetur në një zonë veriore të shkretëtirës. Linja ajrore kombëtare e Algjerisë deklaroi se humbi kontaktet me avionin rreth 50 minuta pas nisjes.Avioni 5017, pjesë e linjave ajrore spanjolle Sëiftair fluturonte nga Burkina Faso drejt Algjerit. Autoritetet në Bukrina Faso deklaruan se në listën e pasagjerëve 50 qytetarë ishin francezë, 24 nga Burkina Faso, 8 libanez, 4 algjerianë, 2 nga Luksemburgu, një belg, një zviceran, një nigerian, një kamerunas, një ukrainas dhe një rumun . Ndërkohë jashtë anëtarët e ekuipazhit janë spanjollë dhe pilotët gjithashtu. Avioni fluturonte nga Ouagadougou drejt Algjerit 4 herë në javë.