Epidemia Ebola, humb jetën një person, Nigeria shpall alarmin
Nigeria ka ngritur alarmin në vend pas konfirmimit se një person ka humbur jetën si pasojë e virusit Ebola. Personi ishte nga Liberia dhe humbi jetën pas mbërritjes në aeroportin e Lagos të martën, duke shënuar rastin e parë te vdekjse nga Ebola në vendin më të populluar të Afrikës.Personi nga Liberia u rrezua në aeroport dhe u dërgua menjeherë në spital, ku u vendos ne karantinë. Autoritetet e Nigerisë e dekalruan se ai ishte një punonjës i qeverisë së Liberisë, 40 vjec. Sipas Ministrisë së Shëndestësisë vendase, gjenjda e rënde e personit ishte vëne re edhe nga pasagjeret në avion, gjë që detyroi autoritetet ta izolojnë menjëherë pas zbritjes nga avioni. Kontrrollet dhe siguria janë rritur në të gjitha aeroportet, portet detare dhe kufijtë tokësore në të gjithë vendin.Që nga muaji shkurt, më shumë se 660 persona kanë humbur jeten nga virusi Ebola në Afrikën Perëndimore, duke u konsideruar edhe si virusi me vdekjeprurës në botq deri më sot.Virusi shpërtheu në Guinea në shkurt të këtij viti dhe u përhap më një shpejtësi të madhe në Liberinë fqinje dhe sierra leone. Virusi i Ebolas është aktualisht me i rrezikshmi dhe më vdekjeprurësi në botë , pasi nuk ka as vaksinë që ta luftoje apo nodnjë lloj forme shërimi.Ebola vret deri në 90% të të infektuarve. Ajo përhapet nëpërmjet kontaktit me lëngjet trupore të një personi të infektuar. Mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen është izolimi i personit të infektuar.Shenjat e para të Ebolas janë ethet hemoragjike , të cilat mund të fillojnë papritur me fillimin e temperaturës së lartë, diarre dhe të vjella. Me pas trupi nis të humbë gjak brenda dhe jashtë, duke çuar në vdekjen e të gjitha organeve.Pikerisht për rrezikun që mbart kjo sëmundje, ministrat e 11 vendeve afrikane u mbodhen en Gaana per te diskutuar mundesite e izolimit, pasi kurimi per momentin duket i pamundur.Ndërkohë më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dekalruar se shpërthimi I virusit Ebola në Afrikën Perëndimore është jashtë kontrollit, por ekzistojne edhe mundesitë për ta stabilizuar nëse politikat e hartuara zbatohen nga rajoni. OBSH shtoi se numri i vdekjeve po rritet me shpejtësi të madhe.