Berat, gati 3 projekte për restaurimin e kalasë, që nga Kulla e Tabjes/ FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2014, 16:22
Berat – Bashkia e Beratit ka prezantuar sot, studimin e fizibilitetit të kalasë së qytetit, e cila do të restaurohet me anë të tri projekteve që do të financohen nga Komisioni Evropian dhe vetë bashkia.Projektet janë: Restaurimi i Kullës së Tabjes, rregullimi kanalizimeve të ujërave te bardha dhe të zeza si dhe restaurimi i rrugës së kalasë nga merkatoja deri në Qafën e Kalasë.
