Kallëzohet në Prokurori, ish-kreu i KESH-it, Velaj për 585 mijë USD dëm

Tiranë – Kontrolli i lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin e Përgjithshëm të KESH-it, Halit Velaj, që e ka drejtuar atë në vitin 2013, i emëruar nga Qeveria “Berisha”.Po ashtu, KLSH_ja kallwzuar edhe drejtuesin e HEC-it të Komanit, N.S., pasi sëbashku me Velajn, i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej mbi 59 milionë lekësh ose 585 mijë dollarësh.”Kallëzimi penal në prokurori për të dy këta drejtues është bërë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shpërdorimit të kompetencave.”Lidhur me Velajn, në cilësinë e Administratorit të Përgjithshëm të KESH Sh.a., KLSH-ja shprehet:“Ka autorizuar kryerjen e pagesave si detyrim për subjektet vendore, për shumën 6,732,600 lekë, në kundërshtim me vendimin e gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër si dhe me vetë vendimin e mëparshëm të tij.Ka dhënë shpërblim financiar për punonjës të ndryshëm në shumën 33,683,180 lekë, pa marrë më parë miratimin e Këshillit Mbikëqyrës të KESH dhe të ministrit të linjës.”Lidhur me N. S, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor të Hec Koman, gjatë procedurës së prokurimit “Blerje dhe vendosje e 4 elektropompave “ në vlerën mbi 19 milionë lekë ka urdhëruar zhvillimin e saj me “Negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës”.KLSH i le detyrë KESH-it: Mblidh 500 milionë USD nga CEZ për energjinë e shiturPo ashtu, KLSH-ja i ka kërkuar KESH-it të mbledhë borxhin që i ka CEZ Shpërndarje prej 53,7 miliardë lekësh ose mbi 500 milionë dollarë për energjinë që i ka shitur CEZ-it për mbulimin e humbjeve në rrjet dhe furnizimin e konsumatorëve.Po ashtu, arkëtimin e detyrimit prej 40.6 miliardë lekë ose rreth 400 milionë dollarë të klientëve, shumë e paarkëtuar nga shitja e energjisë para vitit 2006.Detyrë tjetër që i është lënë KESH-it është zhvillimi i një analize të hollësishme për penalizimet financiare të KESH-it që arrijnë në shifrën e mbi 40 milionë dollarë;Po ashtu, KLSH i ka kërkuar KESH Sh.a. që të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit për arkëtimin e dëmit në shumën mbi 53 milionë lekë, të shkaktuar nga paga dhe shpërblime të paligjshme gjatë vitit.Oraneës.tv