Mbesa e Fidel Kastros nuk ndodhej në avionin e rrëzuar në Mali

Vajza e Presidentit të Kubës, mbesa e Fidel Kastros, Mariela Kastro, nuk ndodhej në avionin algjerian të rrëzuar sot në Mali, ashtu siç lajmi u shpërnda nga media dhe nga vetë aeroporti prej ku u nis avioni i "Air Algerie".Seksologia e njohur dhe aktivistja për të drejtat e homoseksualëve, Mariela Kastro, ka qënë sot në kryeqytetin e Havanës, ku ka prezantuar tezën e doktoratës mbi trans-seksualët.Aeroporti njoftoi sot përmes portalit të tij të internetit se në mesin e udhëtarëve, së bashku me vajzën e presidentit kuban, ishin dhe dy zyrtarë evropianë.ar.sh/Oranews.tv