Nata e tretë e udhëtimit, Costa Concordia i afrohet Genovas

Anija Costa Concordia po i afrohet portit të Genovas. Pas natës së tretë të udhëtimit kanë mbetur edhe 36 milje për të arritur objektivin. Sipas përllograritjeve, Conkordia pritet të arrijë në brigjet e Genovas në orët e para të ditës së nesërme. Kanë nisur edhe reagimet e banorëve të qytetit, te cilët kanë postuar në rrjetet sociale pamjet e anijes që po i afrohet portit të Genovas. Por largimi i anijes nga ishulli piktoresk i Gilios në afërsi të tokës ka beërë që banoreët të marrin frymë.Të çlirohen jo vetëm nga një gërmadhë e tillë, por edhe nga kujtimet e egra të një tragjedie e cila u mori jeten 32 personave. Ishte e premtja ajo që shenoi edhe hapin perfundimtar të këtij çlirimi, pasi anija tashmë ndodhet afër portit të Genovas. Në ishull janë ngritur dy permendore në kujtim të viktimave. Njëra është ngritur në kujtim të pasagjerëve që humbën jetën dhe tjetra i dedikohet një djali spanjoll i cili humbi jetën në operacionet e shpëtimit.Por kjo tragjedi ka ndryshuar dhe mbase do të ndryshojë gjithmonë jetën e ishullit, jo vetëm në aspektin pkikologjik, por edhe turizmin e tij. Anija qendroi e bllokuar në ishull për 21 muaj me radhë, duke bërë të vështirë operacionin e zhvendosjes. Në këtë sipërmarrje u angazhaun rreth 600 punëtorë nga 29 vende të ndryshme. Ngritja në sipërfaqe e Conkordias ishte një nga operacionet më të vështira, duke zgjatur rreth 19 orë .32 persona humbën jetën nga incidenti i rëndë më 13 janar të vitit 2012. Gjithsej në bordin e Costa Concordia ndodheshin  4200 persona. Kapiteni i anijes është denuar për neglizhencë, ngjarje e cila mori edhe përmasa të një skandali, pasi sipas deshmitarëve ai kishte qënë me të dashuren e tij në momentin e përplasjes dhe nuk ka dhënë në kohë alarmin e avakuimit.  Francesco Schettino, është në gjyq për vrasje dhe akuzohet gjithashtu se ka  braktisur  anijen ne momentin e fundosjes.Gjithsesi, anija ose mbetjet e saj peshojne 114 mijë ton dhe ky është konsideruar një nga operacionet më të vështirë me të cilët perballen autoritet italiane dhe që shpesh herë ka dështuar pikërisht për shkak të vështirësisë që mbart, por edhe për shkak të kushteve të motit. Mendohet se kostoja e operacionit është 600 milion euro.