U vetëhodh nga kati i 9-të i pallatit, ndërron jetë në spital. Policia: Vuante nga depresioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2014, 14:40
Vlorë- Ka ndërrruar jetë në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës 26-vjeçarja e cila ra nga pallati mbrëmjen e djeshme.Shtetesja me iniciale V.A, e cila u raportua mbrëmë se ra aksidentalisht nga kati i 9-të i pallatit mësohet se është vetëhedhur.Policia e Vlorës, gjatë ditës së sotme dha detaje mbi ngjarjen, ku mësohet se 26-vjeçarja është vetëhedhur rreth orës 21:00 nga kati i 9-te, i baneses se tezes se saj në lagjen “29 nëntori”, ndërsa ka lënë dhe një letër para se të ndërmerrte aktin.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase vuante edhe nga shendeti mendor (depresioni). 26-vjeçarja ka nderruar jete ne Spitalin Rajonal Vlore rreth ores 23:30.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter