Dështon ekzekutimi me vdekje, injeksioni lë në agoni 2 orë të dënuarin

Një tjetër ekzekutim me vdekje ka dështuar në SHBA. Injeksioni që iu bë të dënuarit me vdekje Joseph Wood nuk ka shkuar si duhet duke zgjatur përreth dy orë agonia e tij në qelitë e burgut.Josef Wood ishte dënuar me vdekje pasi vrau të dashurën e tij dhe babain e saj. Normalisht proçedura duhet të zgjaste 10 minuta por në fakt ka shkuar deri në dy orë. Avokati i tij mbrojtës ka paraqitur një ankesë urgjente duke denoncuar faktin se është shkelur e drejta e klientit të tij, duke e zgjatur agoninë e tij në dy orë.Guvernatorja e Arizonës, Jan Brewer ka deklaruar se ka urdhëruar një rishikim të plotë të ekzekutimit.Ndërkaq anëtarët e familjeve të viktimave u shprehën të patrazuar nga fakti se ekzekutimi zgjati dy orë agoninë e autorit të dy vrasjeve."Ai kreu vrasje të tmerrshme ndaj për ne nuk ka asnjë shqetësim se sa zgjati agonia, u ekzekutua me injeksion apo me plumb. Ai duhet te vuante për tragjedinë që shkaktoi në familjen tonë"- tha një prej të afërmve te dy personave që vra Joseph Wood