‘Vdekja e zezë’ vret një person në Kinë, 30.000 të tjerë në karantinë

Kina ka izoluar pjesën veriperendimore të qytetit Ymen,  pasi një 38-vjeçar vdiq nga pickimi i një pleshti. Po ashtu edhe 150 persona të cilët kanë qënë në kontakt direkt me viktimen janë futur mënjëherë në karantinë, edhe pse deri më tani nuk kanë shfaqur shenja të infeksionit, u shpreh agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo sëmundje është një sëmundje bakteriale e cila transmetohet tek njerëzit nëpërmjet pleshtave të brejtësve të egër dhe personi nëse nuk merr ndihmën e nevojshme rrezikon vdekjen brenda 24 orëve.Gazetat lokale informojnë që shteti ka vënë në dispozicion 94.000 dollarë në rast se lind nevoja për vaksinim urgjent të popullatës.Ky lloj infeksioni është I rralë në Kinë, I cili prek më shumë banorët e zonave rurale, dhe në tre dekada janë diagnostikuar 12 raste ku tre prej tyre kanë vdekur në vitin 2009 dhe një tjetër në vitin 2012.Qendra e kontrollit të sëmundjeve në Pekin duke dashur të qetësojë popullatën shprehet se rreziku I përhapjes së sëmundjes në kryeqytet është minimal.