Kamëz, CEZ vazhdon të padisë në gjykatë dhe 8 hajdutë të tjerë energjie
Tiranë - Policia e Tiranës ka ndalur sërish në Kamëz, ku abuzimet me energjinë elektrike duket se janë shumë të larta se në zonat e tjera. Sërish dje, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 8 kryefamiljarë të tjerë, të cilët merrnin energji elektrike dhe nuk e paguanin kurrë atë, pasi as nuk kishin një kontratë me CEZ-in. Këtyre qytetarëve iu është ndërprerë energjia elektrike.Policia e Tiranës njoftoi se më datë 30.07.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Rustem L. 40 vjeç, banues në Kamëz, pasi nga grupit operativ i kompanise CEZ Shpendarje Kamëz është konstatuar se merrte energji ne menyre abuzive dhe nuk kishte kontrate me kompanin CEZ Shperndarje. U bë prerja e energjise elektrike nga grupi i punës CEZ si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kabëll elektrik që shërbente për marrjen e energjisë elektrike. Po ashtu, procedimi penal ka nisur ndaj Arben L., Syl V.,Beqar M., Pashk M., Afrim K., Adriatik B. dhe Mustaf C.Një ditë më parë, CEZ dërgodi në gjykatë 7 vjedhës të energjisë nga Kodër Kamza.ar.sh/Oranews.tv