Sekuestrohen 32.5 kg kanabis në Portin e Durrësit

Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar sot 32.5 kg drogë e llojit kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se sasia drogës është gjetur në automjetin me targa AA 533 FN ndërsa është shpallur në kërkim pronari i automjetit, 28-vjeçari Neltion Dhanili.Sipas policisë 28-vjeçari nga Fieri e kishte braktisur automjetin në portin e Durrësit që prej datës 13 janar të këtij viti.Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.