Itali, shpëtohet anija me 305 emigrantë, mes tyre gra dhe fëmijë

Itali-Një anije me 305 emigrantë klandestinë është shpëtuar në kanalin e Siçilisë. Mes emigrantëve kishte shumë gra dhe fëmijë.Mediat italiane raportojnë se emigrantët ishin me origjine nga Siria dhe në anije ndodheshin 52 fëmijë dhe 43 gra.Anija me emigrantë u shpëtuar rreth orës 01:00 pas mesnate nga rojet bregdetare të Qendrës Operacionale të Romës. Ndërsa në orë 07:00 të mëngjesit anija  ka mbërritur në portin  Pozzallo.Ndërkohë policia ka nisur hetimet në bazë të fotove dhe videove të dhëna nga ekuipazhi i anives së shpëtimit dhe po punon për të zbuluar identitetin e kontrabandistëve. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter