VIDEO/ Gruaja e tmerruar sheh ajsbergun të shembet përballë saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2014, 16:02
Një grua kanadeze dhe bashkëshorti i saj papritur e gjetën veten në vështirësi në momentin kur ajsbergu u rrëzua duke i shkaktuar një dallgë të madhe që vjen drejt tyre.Wanda Stead së bashku me bashkëshortin ishte në një udhëtim në Oqeanin Atlantik dhe po kundronin akullnajat kur në një moment struktura e ajsbergut nis e shembet dhe bie në det.Nga forca e shembjes krijohet një dallgë e madhe e cila po i drejtohej atyre. Në video dëgjohen të thirrurat e gruas të alarmuar “Shpejto Rick, ec, ec”. Videoja është publikuar në youtube.