Harta e re bashkon këshilltarët e Orikumit: Bojkotojmë zgjedhjet po u bashkua me Vlorën

Vlorë- Reforma territoriale ka mbledhur jashtë rendit të ditës këshillin bashkiak të Orikumit, ku si këshilltarët e majtë edhe ata të djathtë janë shprehur kundër bashkimit të Orikumit si njësi vendore në varësi të bashkisë së Vlorës.Kryetari i këshillit bashkiak Agim Begotaraj tha se këshilltarët kanë firmosur një peticion drejtuar ministrit në të cilin thuhet se nëse vendoset që Orikumi t’i bashkohet Vlorës atëherë do të ketë bojkot jo vetëm të këshillit bashkiak por edhe të zgjedhjeve .“Këshilli i bashkisë Orikum ju parashtron qëndrimin kundër ,duke qenë se asnjë variant nuk përputhet me interesat e zonës dhe as të qytetarëve. Janë vetëm shprehje e interesave të pushtetarëve të cilët kërkojnë të gllabërojnë pasuritë e zonës tonë që është një zonë e virgjër dhe e pabetonizuar e cilan uk iu takon vetëm pronarëve legjitim. Shpresojmë të gjejmë mbështjetne tuaj”, tha ai.Më i ashpër ka qenë këshilltari Berdo Berdo i cili në të njëjtën kohë është dhe këshilltar në Qark duke u shprehur se nesë ndermeret ky lloj vendimi, do të shoqërohet me protesta dhe bllokim të rrugës nacionale.“ Ne do të bllokojmë rrugën nacionale, do te kemi protesta të fuqishme. Bashkia jonë ka që në kohën e Çezarit, këto janë turpe që bën politika shqiptare. Ne nuk e lejojmë politikën që për 4 vjet apo 8 vjet mandate të lëmë në dorë të tyre fatet tona”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter