Në 2009 NSA përgjoi liderët e Ballkanit, mes tyre Berishën e Thaçin

Nuk kanë qenë vetëm Merkel dhe Sarkozi që janë përgjuar nga NSA, mes 122 personalitetesh figurojnë edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.Biblioteka dixhitale "Kryptum" ka publikuar listën prej 122 lidervë botërorë që janë përgjuar nga NSA në vitin 2009, në një kohë kur vendi ynë ishte në momentin final të antarësimit në Aleancën e Atlantikut Verior, NATO .Dokumenti i përgjimit është zbuluar më 31 mars 2014, kohë kur shpërtheu dhe debati për përgjimin e Merkel dhe presidentit franez Nikolas Sarkozi.Krahas Berishës në të njëjtën kohë është përgjuar edhe telefoni mobile i kryeministrit tjetër shqiptar Hashim Thaçi. Edhe përgjimi i Thaçit korrespondon me një periudhë të rëndësishme për shtetin e ri, pasi në vitin 2009 Kosova po vuloste shtetformimin.Në listë është edhe ish-presindeti serb Boris Tadiç, ai i Kroacisë, Stipe Mesiç, dhe kryeministri grek Karamanlis.Mes personaliteteve të larta të përgjuara nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare Ameriakne është edhe Herman Van Rompy, Vladimir Putin, Hosni Mubarak, Erdogan, Berluskoni,Dokumenti përveç emrave nuk jep detaje mbi atë se çfarë ka rezultuar në përgjim, pasi të dhënat që ka siguruar NSA konsiderohen Top-Secret.

Ja lista e emrave te pergjuar nga NSA

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter