Zonja e Parë dhurata për jetimët në Berat, pako me ushqime në prag të festës së Bajramit

Berat - Zonja e parë Odeta Nishani ka menduar që për 100 fëmijë jetimë të Beratit të japë dhuarata në kuadër të Bajramit të madh.Për shkak të obligimeve të saj, vetë zonja Nishani nuk është gjendur pranë këtyre fëmijëve që me vështirësi e përballojnë jetën në mungesë të prindërve, por është kujdesur që dy këshilltarë të zyrës së presidencës të ndodhen pranë tyre.Këshilltarja e zyrës së presidentit, Mimoza Selenica, garantoi që Zonja e Parë do të jetë gjithmonë në krah të këtyre fëmijëve./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter