Nuk ka armëpushim në Gaza, Izraeli fillon sulmet pas raketave të Hamasit
Ushtria e Izraelit i ka vazhduar sot operacionet në Rripin e Gazës, pasi Hamasi e refuzoi zgjatjen e armëpushimit dhe ka lëshuar sulme me raketa.Izraeli pranoi kërkesën e OKB për një armëpushim 24 orësh, por paralajmëroi se do të vepronte nësë shkelej nga Hamasi.Ndërkohë Hamasi është shprehur se nuk do të pranojë amrëpushimin nëse trupat izraelite nuk lënë Gazën dhe ata që janë zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.Më shumë se 1.000 palestinezë dhe 46 izraelitë janë vrarë. Shumica e të vrarëve në Gaza janë civilë, thonë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, ndërsa 43 ushtarë dhe tre civilë kanë vdekur në anën izraelite.Të shtunën, shumë banorë të Gazës përdorur armëpushimin për të tërhequr trupat e të vrarëve nën rrënoja.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter