“Ethet hemoragjike”, mjekët: Gjatë korrikut janë numëruar 6 raste
Mjekët e spitalit infektiv kanë shpjeguar se gjatë korrikut janë numëruar 6 raste me ethe hemoragjike. Kryesisht, rastet e të prekurve janë në zonat verilindore.Në Shqipëri ka një vatër epidemike, edhe pse e kufizuar, në zonat Tropojë, Kalja e Dodës dhe në Shën Gjergj. Shenjat e sëmundjes janë temperaturë, ethe dhe hemorragji. Burim infeksioni janë kafshët, kryesisht brejtësit, si miu dhe insektet e tjera.Ndërkohë në lidhje me rastin e dy vëllezërve nga Kalaja e Dodës, ku humbi jetën Shefki Gjiorgji 31 vjeç dhe ndodhet në gjendje të rëndë vëllai i tij Nuriu, ka reaguar edhe QSUT, sipas së cilës nuk ka patur mungesë të gjakut siç pretendonin familjarët.Sipas spitalit Nënë Tereza janë plotësuar të gjitha nevojat,por dy vëllezërit kanë mbërritur në gjendje mjaft të rëndë nga Peshkopia,çka e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e bluzave të bardha. Mësohet se Nuri Gjorgji ka patur përmirësime gjatë ditës së sotme,por situata nuk paraqitet e mirë.Mjekët që po kujdesen për të kanë sqaruar se pacienti ka problem me veshkat,si pasojë e temperaturës së lartë,kjo gjë i ka sjellë dhimbje të mëdha të kokës dhe barkut. Personi i spitalit infektiv vazhdon të mbajë në kujdes të rreptë pacientin,pasi situata e tij mund të rëndohet nga momenti në moment. Por mjekët janë optimist,pasi gjatë të shtunës 35 vjeçari Nuri Gjorgji,baba i tre fëmijve ka reaguar më mirë ndaj kurave të ndjekura nga mjekët. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter