Zbardhen përgjimet e misionarëve të pajtimit të gjaqeve, 4 mijë euro për një vërtetim

Pasi u shpallën fajtor se jepnin vërtetime me të dhënë të rreme për gjakmarrje ditën e sotme janë publikuar përgjimet e misionarëve të pajtimit të gjaqeve.Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, Ndrecë Prenga së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij janë dënuar me burg pasi lëshonin vërtetime me të dhëna të rrema për gjakmarrje, kundrejt një shume prej 4 mijë eurosh.Ndrecë Prenga, kryetari i Asamblesë të Misionarëve u dënua me 8 muaj burg, ndërsa Tom Marena dhe Petrit Ndoj përkatësisht me 6 dhe 5 muaj burg.Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se vërtetimet që ata lëshonin janë përdorur qytetarë të shumtë në shtete të Europës por edhe përtej kontinentit, në Kanada, ku ata kanë kërkuar statusin e azilantit. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter