Itali, pas reshjeve lumi Seveso përmbyt Milanon, gropë 12 metra e thellë në qendër të qytetit
Milano- Lumi Seveso ka pushtuar sërish Milanon, pasi moti i keq ka goditur veriun e Italisë.Rreth ores 7 30 minuta të mëngjesit të sotem, ujërat e lumit kanë shpërthyer duke dalë jashtë shtratit dhe për pasojë kanë përmbytur thuajse të gjithë qytetin e Milanos.Fatmirësisht situata është stabilizuar rreth orës 09:00, gjë e cila krijoi pak hapësirë që të reagojnë autoritetet lokale.Gjithsesi, edhe pse lumi qëndroi rreth dy orë nëpër rrugët e Milanos, dëmi që la pas kërkon ditë të tëra të rikuperohet. Metropoli italian u paralizua, rrugët ishin të pakalueshme dhe trafiku krijoi një kaos të madh në qytet.Në pjesën veriore të qytetit, pikërisht në zonat e përmbytura më 18 korrik, niveli i ujit i kishte kaluar 20 centimetra.Në vendngjaje punonjësit komunalë po punojnë ende për të stabilizuar situatën.Shumë rrugë dhe sheshe u mbyllën, në mënyrë që autoritetet lokale të pastronin ujin dhe të kthenin situatën në normalitet.Ndërkohë në qendër të qytetit është krijuar një çarje e madhe rreth 12 metër thellësi dhe 6 gjerësi. Kjo gropë në mes të qytetit u krijua si pasoje e rënies së një tubi të ujërave të zeza.Fatmirësisht rënia e tubit prej hekuri nuk krijoi dëme në njerëz. Muaji i korrikut ka qënë si shoqëruar nga shiu në veriun e Italisë, ku edhe më heret Milano u përmbyt nga rreshjet e mëdha. Me 18 korrik ishte sërish lumi Seveso që doli nga shtrati duke bllokuar rrugët dhe jetën e Milanos.Autoritet shpallën gjendjen e emergjencës, pasi lagje të tëra mbeten të bllokuara. Trafiku në Milano u paralizua per më shumë se 48 orë, ndërsa dëmet materiale ishin të mëdha.Autoritetet zyrtare kanë bërë thirrje që qytetarët duhet të shmangin daljet nga shtëpia, kryesisht lëvizjet me makina. Sipas meteorologëve, kjo situatë është krejt e pazakontë për Italinë, dhe më shumë mundësi mund të përsëritet sërish.