Fotolajm/ Burri dhe gruaja i mbijetojnë aksidentit, makina e tyre shtypet nga kontenieri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2014, 16:00
Kinë - Shoferi i një makine dhe pasagjerja i kanë shpëtuar mrekullisht një aksidenti të rëndë, pasi makina e tyre është rrafshuar plotësisht nga një kontenier.Aksidenti ndodhi në një rrugë të qytetit Qingdao, në Kinën Lindore.Ekipi i shpëtimit ka mbërritur mënjëherë në vendngjarje, por pa shpresë se mund të kishte të mbijetuar në këtë aksident. Pasi është larguar kontenieri, ekipi duartrokiti në shenjë gëzimi në momentin kur të dy të aksidentuarit janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e makinës.Kur kontenieri ra mbi makinën ishte duke shmangur një tjetër automjet.(Në Foto: Momente pak minuta pas aksidentit)
(Në Foto: Momente pak minuta pas aksidentit)