Arrestohet për mashtrim konsulli i vetëshpallur i Italise, do hapte klinikë
Është arrestuar në Durrës italiani Massimiliano Nicolini, 37 vjeç njëherazi i vetëquajturi “Konsull Nderi” i Italisë. Nicolini u arrestua pasi akuzohet për mashtrime në hapjen e një qendre shëndetësore në zonën e Kombinatit.Pas arrestimit në Durrës italianë është sjellë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Arrestimi i tij vjen pas një sërë denoncimesh për mashtrim nga shtetas të ndryshëm. Vetëm brenda dy javëve në emër të tij janë bërë 9 denoncime.Emri i 37 vjeçarit ka qenë i lakuar vazhdimisht s ii akuzuar për vjedhje me anë të mashtrimeve, por nuk është arrestuar asnjëherë.Massimiliano Nicolini u bë i njohur në tetor të vitit 2012, ku policia arrestoi ish-të përndjekurin Asllan Patrioti pasi Niciloni e kishte denoncuar për vjedhjen e makinës së tij “Jaguar”, akuzë e cila nuk u pranua asnjëherë nga Patrioti. Jo vetëm kaq por Patrioti pretendoi se ky ishte një mashtrim i shtetasit italian, sepse jo vetëm që nuk ja kishte vjedhur makinën, por e kishte ndihmuar për ta gjetur atë.Pretendimet e Asllan Patriotit u aprovuan edhe nga ish e fejuara e Massimiliano Nicolinit, e cila ka pranuar se vjedhja e makinës ishte një mashtrim i Nicolinit.Gjithashtu ky shtetas është denoncuar edhe nga një përson tjetër nga Tiranë, por përsëri nuk u arrestua nga policia. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter