Izraeli tre fusha bashkëpunimi me Lezhën: Vëmendje turizmit e bujqësisë

Lezhë- Turizmi, bujqësia dhe teknologjia e lartë janë 3 fushat e përzgjedhura për bashkëpunim mes rajonit të Lezhës dhe shtetit të Izraelit, gjë e cila u prezantua nga ambasadori izraelit në vendin tonë Dovid Cohen i cili ishte për një vizitë në Lezhë.”Ne përzgjodhëm tre sektorë të rendësishëm që jemi gati për të nisur bashkëpunimin shumë shpejt dhe për vitet në vazhdim të kemi fluturimet charter direkt. Ne duam që Lezha të jetë një qendër e rendësishme për të ndaluar. Fusha e dytë është bujqësia, ndaj kemi sjellë një ekspert për të folur për ato prioritete që ka kjo zonë për zhvillimin e këtij sektori. Vendi ynë është lider në botë në kë të sektor, ndaj ne kemi përzgjedhur disa aspekte të teknologjisë së lartë për tu zhvilluar në vendin tuaj”, tha aiPër kreun e bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj resurset që gjenden në këtë rajon janë një mundësi për rritjen e bashkëpunimit.“ Izraeli është një pikë referimi për Shqipërinë për shkak të atij zhvillimi të jashtëzakonshëm intensive që ka patur vitet e fundit në fushën e bujqësisë, turizmit, teknologjisë, turizmit, shkollës dhe të gjitha këto janë një pikë referimi”, tha ai.Gjatë qëndrimit të tij në Lezhë, ambasadori izraelit në vendin tonë Dovid Cohen ka vizituar edhe disa fabrika dhe ferma bujqësore në këtë rajon.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter