Festivali i Jazz-it në Shkodër, pjesëmarrës grupe nga e gjithë bota

Shkoder-Për dy netë  u zhvillua në Shkodër “International Jazz festival” me pjesëmarrjen e grupeve të njohura nga vendet e ndryshme të botës. Elena Zorba drejtore e Kulturës pranë Bashkisë Shkodër shprehet se Shkodra Jazz Festival është një mundësi që ofrohet si pjesë e aktiviteteve kulturore që organizon Bashkia e Shkodrës. Në mbrëmjen e parë kanë performuar rryma të ndryshme Jazz-i. I pari që u ngjit në skenë ishte muzikanti nga Izraeli Tal Kravitz i cili solli muziken nga e gjithë bota, duke kënduar edhe këngë shqiptare. Ndërsa grupi gjermano-palestinez Lebideria performoj muzikë jazz një përzierje e motiveve europian me ato orientale.