PD i qendron betejës me Ramën për Ndokën, Papa: 16 pas sulmit kryeministri vijon të heshtë
Tiranë- Partia Demokratike vazhdoi edhe sot akuzën ndaj kryeministrit Rama se po hesht prej 16 ditësh për dhunën e ushtruar në parlament ndaj opozitës. Në një dalje publike përmes deputetit Gjergji Papa ajo akuzon Ramën për inkriminimin e parlamentit dhe dënimin e deputetit Arben Ndoka në Itali."Prej 16 ditësh, Edi Rama i fshihet përgjegjësisë që duhet të mbajë për organizimin dhe porositjen e dhunës në Parlament ndaj përfaqësuesve të opozitës.Heshtja e Ramës edhe pas publikimit të dosjes së plotë me prova të pakontestueshme të inkrimiminit që ai i ka bërë parlamentit, e bën atë edhe më përgjegjës në sytë e mbarë opinionit publik.Edi Rama kërkoi një emër dhe fakte.Tani të gjithë qytetarët e vendit u njohën me emrin dhe me faktet, dhe mbarë opinioni publik flet për këtë rast.Vetëm Edi Rama, ai që kërkoi emrin dhe faktet, hesht për deputetin Arben Ndoka dhe dënimin e tij në Itali me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe heqje të lirisë së tjetrit.Heshtja e Ramës është e kuptueshme kur dihet se ai, me dashje të plotë, dëboi nga lista dy kandidate gra për t’i hapur rrugën futjes në parlament të Ndokës, i cili do të bëhej pjesë e skuadrave të dhunës ndaj opozitës.Por kjo heshtje 16 ditore, e bën Edi Ramën 16 herë më shumë përgjegjës dhe fajtor në sytë e shqiptarëve, për inkrimimin e parlamentit dhe përpjekjen për ti mbyllur gojën opozitës".Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter