Keira Knightley përkrah luftën kundër kancerit

Aktorja Keira Knightley ka kërkuar nga adhuruesit e saj që të ndajnë kohën e tyre për të dhënë para për një shoqatë për luftimin e kancerit.Ylli i "Piratëve të Karaibeve" ka incizuar një fushatë të re në radio për "Marie Curie Cancer Care`s Gread Daffoodil Appeal", duke i porositur adhuruesit e saj që të dalin nëpër rrugë për të shitur me lulen e verdhë, e cila është emblemë e organizatë gjatë muajit Mars."Na duhen vullnetarë që janë të gatshëm për të ndihmuar në mbledhjen e parave për 'Great Daffodil Appeal'. Sa më shumë para që të bëni aq më shumë do t`i ndihmoni 'Marie Curie Cancer Care' për t`i shpëtuar ata që janë të sëmurë me kancer".Aktori Stephen Mangan gjithashtu ka ngritur zërin për këtë fushatë, duke treguar eksperiencën e tij për kancerin." Motrat e Marie Curie u kujdesën për nënën time në shtëpi pasi ajo u diagnostifikua me kancer. Një sulm tjetër erdhi kur babai vdiq nga tumori në tru, fatmirësisht kishim mundësi që edhe atë ta dërgonim në 'Marie Curie Cancer Cares", ka thënë ai. "Kur motrat kujdeseshin për nënën time, unë zakonisht ulesha në shtratin e saj dhe luaja me kitarë. Ne patëm shumë momente argëtuese me nënën dhe babain të cilat nuk do të ishin mundësuar pa ndihmën e spitalit. Jam shumë krenar që mund të përkrah këtë fushatë duke u kërkuar njerëzve që të ndihmojnë në mbledhjen e parave".