Ndarja territoriale, Sullaku: Reforma gjysmake, fshatrat e Elbasanit të mos i bashkon qytetit

Elbasan- Kur reforma territoriale po shkon në fazen ne saj deçizive janë shtuar dhe zërat kundër saj. Sabri Sullaku, kryetari i komunës së Bradasheshit në Qarkun e Elbasanit tha se variantet e paraqitura nga qeveria për ndarjen e re territoriale janë të bëra brenda një minuti. Ai e cilësoi reformën si gjysmake dhe kërkoi që fshatrat e Elbasanit të mos i bashkon qytetit si njësi e vetme. Sipas tij qeveria nuk ka marrë mëndimin e banorëve të komunave për ndarjet e reja administrative.Ai theksoi gjithshtu se Shqipëria ka nevojë për një reformë territoriale, por jo në variante të tilla.Në një intervistë për RTV Ora News ai u shpreh se ka disnivel dhe “krijimi i njësive lokale kërkon të bësh mirë llogaritë, identitetin e kësaj zone, lidhjet dhe historinë e saj.“Nuk është vetëm një reformë por një reformë historike e cila duhet kryer në zbatim të Kushtetutës dhe duke marrë pëlqimin e banorëve që jetojnë më këto bashki dhe nuk mund të bëhet me vrap. Variantet e paraqitura nga qeveria janë të bëra për një minutë. Nëse edhe në kohën e Mbretërisë ka patur 36 apo 38 rreth , me një të rënë të lapsit u bënë 39 bashki.( 36 sepse 3 janë komuna të pakicave minoritare) Edhe pse qeveria bëri shumë propagandë, duke marrë mendime, përfundimisht nuk pyeti asnjë dhe vendosi 36. Këto njësi kanë qenë të lidhura në rrethe dhe qeveria nuk ka bërë asgjë të re .Reforma me 61 njësi është gjysmake, nuk është reformë që zgjidh problemet e një reforme të tillë. Ka një disnivel, Qarku i Elbasanit mbi 400 banorë, i ndarë në 7 njësi lokale,. Vetëm bashkia Elbasan ka 208 mijë banorë . Pra 6 njësi të tjera kanë 200 mijë banorë, do të thotë se nuk është bërë e studiuar. Të krijosh njësi lokale duhet të bësh mirë llogaritë, identitetin e kësaj zone, lidhjet, historinë. Nuk mund të bashkosh fshatrat e Elbasanit me qytetin e Elbasanit. Shqipëria ka nevojë për reformë por jo në variante të tilla",tha ai. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter