Tajfuni në Filipine, shkatërron Manilën, vret 38 vetë me objektet që fluturonin

Filipine - Stuhia e fuqishme, që ka përfshirë pjesën qëndrore të Filipineve, ka shkaktuar deri më tani 38 viktima, ndërsa qindra shtëpi kanë mbetur prej 24 orësh pa energji elektrike.Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga tajfuni "Rammasun" ndërsa 8 persona rezultojnë të zhdukur, sipas autoriteteve zyrtare.Tajfuni kaloi përmes Filipineve qëndrore, një ditë pasi shkatërroi kryeqytetin Manila.Më shumë se 530 mijë banorë u strehuan në qëndrat e përkohshme të ngritura në bodrume dhe në palestrat e shkollave.Shumë prej të vdekurve u vranë teksa ishin në ambiente të hapura dhe u goditën nga pemë e nga mbetje të tjera që fluturonin në ajër.Zyrtarët kanë mundur të rikthejnë energjinë vetëm në gjysmën e Luzon-it, një qytet me 17 milionë banorë.Pjesa më e madhe e rajonit lindor të Bicol, që u godit fillimisht nga stuhia dhe ku jetojnë 5 milionë njerëz, është gjithashtu pa energji elektrike.Edhe Manila është prekur nga "black-out"-i, por tashmë shumicës së qytetit i është rikthyer energjia.Zyrtarët thonë se më shumë se 1 milionë njerëz u prekën nga stuhia, shumica e të cilëve nga Bicol.Tashmë stuhia është larguar nga vendi dhe është drejtuar për në ishujt Hainan të Kinës por gjatë rrugës ajo do ta humbasë fuqinë e saj, duke rënë në kategorinë 2, një shkallë rreziku më pak në krahasim me tajfunin që goditi Filipinet.Gjatë ditës së sotme në Filipine është hapur vetëm bursa në Manila ndërsa shkollat e zyrat shtetërore vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për shkak të mungesës së energjisë elektrike.Sipas Aleksandër Pama, drejtori i Agjencisë Kombëtare të fatkeqësive natyrore, nga ky tajfun janë shkatërruar tërësisht 7 mijë shtëpi dhe janë dëmtuar 19 mijë të tjera.Tajfuni ka shkaktuar dëme në infrastrukturë prej 1 milionë dollarësh, ndërsa dëmet në bujqësi arrijnë në mbi 4 milionë dollarë.Vetëm gjatë këtij viti, filipinet janë goditur nga 20 stuhi të fuqishme.Një vit më parë Filipinet u goditën nga tajfuni i fuqishëm "haiyan" i cili shkaktoi 6 mijë viktima dhe është deri më sot tajfuni më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet.ar.sh/Oranews.tvtajfun filipinetajfun filipine