Arrestohen zyrtarët e policisë turke
Autoritetet turke arrestuan sot 67 zyrtarë të lartë të policisë në kuadër të një hetimi pas akuzave për korrupsion dhe abuzime me pushtetin, duke vazhduar spastrimet brenda policisë dhe gjykatës. Sipas mediave vendase, rreth 40 zyrtarë të lartë në marrëdhënie pune apo në pension u arrestuan në Stamboll duke përfshirë dhe 2 ish-shefat e njësisë anti-terror të policisë së Stambollit, Omer Kose dhe Yurt Atayun, të cilët këto arrestime i cilësuan me prapaskenë politike.17 zyrtarë të tjerë janë arrestuar në qytete të tjera ndërsa janë lëshuar mandate-arreste edhe për 100 persona të tjerë. Gjatë këtij operacioni të ndërmarrë sot në mëngjes, vetëm në qytetin e Stambollit policia ka bërë rreth 200 ndërhyrje. Imazhet televizive treguan zyrtarë të lartë të prangosur.Prokurori i Stambollit tha se qindra personave iu është përgjuar telefoni prej disa muajsh si pjesë e këtyre hetimeve, përfshirë këtu edhe kryeministrin Erdogan, ministra e zv.ministra si dhe krerë të inteligjencës turke. Pushteti turk ndërmori në fillim të muajit qershor një hetim të gjerë gjyqësor kundër lëvizjes fetare të predikuesit të mërguar, Fethullah Gülen, armik i kryeminitrit islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan.Ai akuzoi lëvizjen e ish-aleatit për manipulim të hetimit për një sërë skandalesh për korrupsion që përfshinin kryeministrin dhe rrethin e tij. Që kur hetimet për korrupsion edhe në rradhët e zyrtarëve të lartë nisën në muajin dhjetor të 2013-ës, janë arrestuar djemtë e tre ministrave ndërsa 4 ministra të kabinetit të Erdogan dhanë dorëheqjen. Pas këtij aksioni, kreu i qeverisë turke tha se nuk do të heqë dorë derisa të pastrojë të gjithë shtetin.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter