Çifti fatlum që nuk hipi në Malaysia Airlines, "Zoti na ndaloi"
Barry Sim dhe bashkëshortja e tij Izzy është çifti që kishin planifikuar të udhëtonin me avionin e Malaysia Airlines, por fatmirësisht ata nuk hipën në këtë avion që u rrëzua në Ukrainë.Ata tregojnë se për shkak se nuk kishte vende të mjaftueshme në këtë avion për ta dhe për fëmijën e tyre, çifti ka shtyrë fluturimin për të udhëtuar me KLM.“Ndjen dicka të tmerrshme thellë në stomak… Zemra nis të të rrahë fort. Me sa duket dikush na ka mbrojtur duke thënë: “Mos hipni në atë avion!”-ka thënë Sim nga Skocia.Gruaja e Sim, Izzy është shprehur se kjo ka qënë një rastësi e pabesueshme.“Ne jemi shumë besnikë ndaj Malaysia Airlines dhe gjithmonë dëshirojmë të fluturojmë me këtë linjë. Por në këtë moment jemi vërtetë të lumtur që jemi në fluturimin e KLM dhe jo të Malaysia Airlines”.-ka shtuar ajo.