Lufta e ashpër Izrael- Palestinë në Gaza, 307 të vrarë që prej 8 korrikut

Gjatë shkëmbimit të zjarrit në të gdhirë të së shtunës, janë vrarë 11  palestinezë në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të viktimave që nga nisja e konfliktit më 8 korrik, në 307. Sipas forcave të sigurisë, Izraeli ka arritur të avancojë edhe më shumë duke iu afruar rripit të gazës me dhjetëra tanke, pasi nën shënjtestër tashmë është vënë tuneli ku fshihen dhe operojnë forcat militante të Hamasit.Kjo është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri Benjamin Netanyahu: Hamasi është objektivi. Por për gjithcka, vazhdoi ai, trupat ushtarake janë gati edhe për një zgjerim të operacionit edhe më gjerë. Bashkë me luftën në terren, vazhdon edhe lufta e dhjetëra e qindra familjeve për të mbijetuar e për ti shpëtuar bombradimeve. Nga 11 viktimat e të shtunës, 8 janë pjesëtarë të së njëjtës familje, mes tyre 4 fëmijë, 3 gra dhe 2 burra. E për kryeministrin izraelit Netanyahu, ky është vetëm fillimi.E në fakt edhe liderët botërorë kanë dalë në mbështetje të Izraelit. Presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar se SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do të mbështesë të drejtat e Izraelit për tu mbrojtur. Të njëjtën gjë ka afirmuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, në një konferencë të posacme për mediat në Berlin, dedikuar situatën në Lindjen e Mesme.Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka ndërhyrë duke u shprehur i alarmuar për situatën në Gaza ditët e fundit, ndjekur edhe nga një përshkallëzim i situatës përgjatë 24 orëve të fundit. Ai ka kërkuar menjëherë dhënën fund të ofensivave ushtarake. Ndërkaq shefi i çështjeve politike në OKB, Jeffrey feltman, ka bërë të ditura edhe shifrat zyrtare të këtij konflikti 12 ditor. Sipas tij, që nga 8 korrik, mbi 2 mijë raketa janë lëshuar mbi Izrael ndërsa ky i fundit ka lëshuar 1900 raketa në rrugë tokësore e ajrore drejt Gazës.