Izrael – Palestinë, rinisin sulmet me raketa, s’ka armëpushim

Izraeli i ka kërkuar mijëra palestinezëve në lindje dhe në veri të Gazës të braktisin shtëpitë e tyre e të largohen, pasi bombradimet nga ajri kanë rinisur.Në këtë mënyrë duket se ka dështuar edhe iniciativa e Qeverisë së Egjiptit për të vendosur një armëpushim të përkohshëm ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.Izraeli tha se militantët dhe drejtuesit e Hamasit kanë ndërruar jetë pas sulmeve me raketa përgjatë natës, ndërsa sipas zyrtarëve palestinezë, nga sulmet deri më tani kanë humbur jetën 204 persona, 10 prej të cilëve gjatë orëve të para të së mërkurës. Mes viktimave raportohet edhe një foshnje 5-muajshe.Forcat e mbrojtjes izraelite thanë se përmes mesazheve telefonike kanë lajmëruar 100 mijë banorë të Gazës të largohen nga shtëpitë para mëngjesit të së mërkurës.Pas rifillimit të sulmeve, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu tha se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër përveçse të përshpejtonte fushatën ushtarake: "Kur nuk ka armëpushim, zgjidhja jonë është zjarri," tha Netanjahu.Sulmet e Izraelit me raketa vazhduan për plot 6 orë, duke lëshuar mbi Gazën më shumë se 300 raketa.Pas rifillimit të sulmeve, duket se është anulluar edhe plani për takimin e delegacioneve të të dyja vendeve në Kajro, për të arritur në një zgjidhje që të mund t’i japë fund konfliktit.Nëse gjatë natës janë lëshuar 300 raketa, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë kësaj jave janë lëshuar 1100 të tilla, nga të cilat janë shkatërruar krejtësisht 560 shtëpi.Ndërsa Kryqi i Kuq Ndërkombëtar paralajmëroi se bombardimet e ditëve të fundit kanë shkatërruar krejtësisht infrastrukturën e Gazës, ndërsa qindra mijëra banorë kanë mbetur pa ujë të pijshëm e pa energji elektrike.Oranews.tv