Indi, vogëlushja 6-vjeçare përdhunohet nga dy punonjës të shkollës

Indi - Një vogëlushe vetëm 6 vjeçe, në provincën jugore Bangalore të Indisë është përdhunuar nga dy anëtarë të stafit të shkollës verore, raporton policia vendase.Ngjarja ka ndodhur në datën 2 korrik, por familja e vajzës e ka zbuluar historinë vetëm 2 ditë më parë, pasi vajza ishte ankuar për dhimbje kryesisht në stomak dhe është dërguar menjëherë në spital.Pas këtij lajmi, qindra prindër e mësues kanë dalë në protestë jashtë shkollës ku ka ndodhur ngjarja, me thirrje dhe parulla, kundër qeverisë dhe policisë që e kanë lënë këtë vend të degradojë deri në përdhunimin e fëmijëve, sic ka ndodhur muajt e fundit.Prindërit e 6 vjeçares, emri i të cilës nuk është bërë publike, kanë bërë denoncim në polici por ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë.Ky është vetëm rasti më i fundit i përdhunimit të të miturve në Neë Dehli, pas ngjarjeve të tilla e agresioneve seksuale të muajve të fundit.Kryeministri i ri i Indisë ka premtuar zero tolerancë ndaj krimeve të tilla kundrejt fëmijëve dhe grave por dalëngadalë dhuna dhe diskriminimi kundër femrave ka prekur të gjithë shoqërinë.Vajza 6-vjeçare, sipas policisë, është përdhunuar nga një roje i shkollës dhe mësuesi i gjimnastikës, por meqënëse shkolla ka disa roje e mësues, e ka të vështirë që pa ndihmën e vajzës ende në spital, të identifikojë dhe të arrestojë fajtorin.Një nga prindërit që dolën në protestë përpara shkollës u shprehën se tanimë kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët dhe në shkollë, qofshin ata djem apo vajza.Ndërsa drejtori i shkollës fillore, Rustom Keraëala, i kërkoi ndjesë familjes së vajzës së përdhunuar dhe premtoi bashkëpunim të plotë të institucionit të tij arsimor në hetimin e policisë.Dhuna seksuale apo edhe përdhunimet në grup në Indi u shtuan ndjeshëm që nga viti 2012 pasi një studente u përdhunua në grup në një autobus në Dehli.Ky krim i rëndë, pas të cilit vajza humbi jetën, u pasua me protesta në dhunshme në të gjithë vendin duke e detyruar qeverinë të ndërmarrë edhe masa më të ashpra në ligjin kundër përdhunimeve, përfshirë këtu edhe dënimet me vdekje.Por duket se ky ligj ka dështuar, pasi sipas statistikave zyrtare, të ripublikuara nga Zyra Kombëtare e Regjistrimit të Krimeve, vetëm në 2013-ën, çdo 21 minuta në një qytet apo provincë të Indisë, ka ndodhur një përdhunim.ar.sh/Oranews.tv