Izrael - Palestinë, vetëm 5 orë armëpushim
Izraeli dhe grupi militant palestinez i Hamasit kanë rënë dakord të respektojnë një marrëveshje armëpushimi vetëm 5-orëshe në Rripin e Gazës, pas 9 ditësh luftimesh të vazhdueshme dhe të përgjakshme.Ushtria izraelite tha se armëpushimi do të vendoset me orën tonë nga ora 10 deri më 15.Lajmi u konfirmua më vonë edhe nga zëdhënësi i Hamasit, i cili pranoi që luftimet të ndalojnë qoftë edhe përkohësisht.Armëpushimi është vendosur për qëllime humanitare, në mënyrë që banorët të mund të furnizohen me ushqime dhe ujë.Armëpushimi ishte kërkuar nga OKB-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare.Zyrtarët në Gaza kanë thënë se nga sulmet me raketa kanë mbetur të vdekur 227 palestinezë ndërsa mbi 1800 të tjerë kanë mbetur të plagosur.Të mërkurën u vranë katër fëmijë palestinezë, ndërsa ishin duke luajtur në një plazh pranë qytetit të Gazës.Izraeli ka mobilizuar në kufi më Gazën qindra mijëra trupa ushtarake pas rritjes së frikës së një invazioni në rrugë tokësore nga ana e Hamasit.Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga nisja e konfliktit mes dy vendeve më 8 korrik, 1370 shtëpi janë shkatërruar tërësisht ndërsa 18 mijë banorë kanë braktisur shtëpitë për t’i shpëtuar raketave.ar.sh/Oranews.tv