Rusia në zi kombëtare, 21 të vdekur në metro

Rusi - Ka shkuar në 21 numri i viktimave pas daljes, mëngjesin e djeshëm, të një treni nga shinat, ndërsa sot Moska është në zi kombëtare.Shkak i aksidentit mendohes se është bërë një masë në linjat e tensionit të lartë, ç’ka e detyroi trenin të ndalonte befas e të përmbysej.Ky është një prej incidenteve më të rënda në historinë e metrosë së Moskës, e konsideruar ndër më të vjetrat në botë.Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, ende kanë mbetur persona të tjerë në brendësi të rrënojave, por është shumë e vështirë që trupat të nxirren, ndaj dhe bilanci i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve. 130 persona janë shtruar në spitalet e Moskës, 40 prej në gjendje të rëndë.Në një deklaratë për televizionin shtetëror rus, Kryeministri Dmitry Medvedev shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave ndërsa theksoi se autoritetet zyrtare do të kryejnë një hetim të detajuar për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie.Ndërsa Presidenti rus Putin, i cili ndodhet ende në Brazil, urdhëroi një hetim për ndonjë sulm terrorist të lidhur me këtë incident, nisurnga ai i vitit 2010 ku mbetën të vrarë 38 persona.Incidenti ndodhi më 15 korrik në perëndim të Moskës, teksa treni ishte vetëm 100 metra larg stacionit; ai doli nga shinat duke marrë përpara edhe tre makina.Oranews.tv