Tajlandë, ushtria lejon ish-Kryeministren e rrëzuar të shkojë në Francë

Tajlandë - Liderët e ushtrisë tajlandeze i kanë dhënë leje ish-kryeministres së rrëzuar përmes grushtit ushtarak,  zonjës Yingluck Shinawatra, të dalë jashtë vendit për herë të parë që pas largimit të saj nga pushteti.Një zëdhënës ushtarak bëri të ditur se kërkesa është aprovuar, kjo për shkak se zonja Yingluck ka mbajtur "një profil të ulët", që prej rrëzimit të qeverisë së saj, më 22 maj.Thuhet se ajo do të udhëtojë drejt Francës me rastin e ditëlindjes së vëllait të saj,Thaksin Shinawatra.Ushtria mori pushtetin pas muajsh të tëra protestash antiqeveritare në Bangkok.Thaksin, i cili mbush 65 vjeç më 26 korrik, u rrëzua gjithashtu nga një grusht-shteti në vitin 2006.Pasi u dënua nga një gjykatë në Tajlandë për korrupsion, ai jeton në Francë, me azil politik të vetëimponuar.Zonja Yongluck kishtë bërë kërkesë për të udhëtuar në Europë nga data 20 korrik deri më 10 gusht.Ata e pranuan kërkesën e saj, pasi ajo nuk "ka shkelur asnjë prej urdhrave të juntës ushtarake, apo ndonjë marrëveshje si ndalimi për të marrë pjesë në politikë apo ndalimi për t'u larguar nga vendi", si dhe është shfaqur "tepër bashkëpunuese deri më tani", tha zëdhënësi i ushtrisë, Kolonel Winthai Suvaree në një konferencë për shtyp.Në protestat e dhunshme kundër qeverisë së drejtuar nga Yingluck Shinawatra, humbën jetën 28 persona.Protestuesit e akuzuan ish-Kryeministren se Qeverinë e saj në fakt e kontrollonte vëllai i saj dhe e gjithë familja Shinawatra.ar.sh/Oranews.tv