Greqi, Samaras kërkon përshpejtimin e privatizimeve

Athinë - Në takimin e zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Evangjelos Vezinelos, si dhe me ministrin e Financave, Gjikas Haruvelis, kryeministri grek, Andonis Samaras ngriti çështjen e përshpejtimit për privatizimet, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare greke e lajmeve, ANA-MPA.Harduvelis shkoi në takimin me kryeministrin menjëherë pas takimit mbi tre orësh me trojkën, ku vonesat dhe rishikimet në rënie të objektivave vjetore ishin thelbi i takimit. Sipas burimeve qeveritare, diskutimet mes zyrtarëve të lartë grekë ishin produktive.Qeveria greke shpreson se duke i qëndruar besnike buxhetit dhe arritjes së objektivave do ta ketë të lehtë me negociatat e treshes në vjeshtë për ndihmën financiare. Trojka aktualisht është në shqyrtimin e buxhetit grek duke kërkuar edhe projektimin e të dhënave për të ardhshmen.(Marrë nga ATSH)