Basha takon Mogherinin: Situata kritike, kërkon vëzhgim të kujdesshëm të BE-së

Tiranë- "Shqipëria është në rrezik nga kriza. BE nuk duhet të ketë një vlerësim të përciptë për situatën."Me këto fjalë, i ka kërkuar më shumë vëmendje unionit europian, kryedemokrati Lulzim Basha, kërkesë që ia shprehu ministres së Jashtme italiane, Federicha Mogherini, vendi i të cilës mban Presidencën e radhës në BE.Gjatë takimit, kreu i opozitës i tha kryediplomates italiane se situata politike në vend ka degjeneruar në parametrat e një krize të gjithanshme për shkak të zhbërjes nga dyshja Rama-Meta të standardeve demokratike dhe sundimit të ligjit.Në këtë kuadër, siç njofton zyra për shtyp e PD, Basha u ndal në rastet konkrete të kapjes së institucioneve dhe ndërprerjes së paligjshme të mandateve ligjore e kushtetuese si për kreun e ILDKP, AMA, INSTAT dhe së fundmi dhe Shkollën e Magjistraturës."Duke injoruar mesazhin e qartë dhe apelin e Bashkimit Europian se për reformën në drejtësi duhet gjithpërfshirje, konsultim dhe transparencë, qeveria tentoi të kalonte në parlament ligjet që kanë për qëllim kapjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe sistemit gjyqësor në tërësi, dhe votoi ligjin me të cilin pezullon për një vit dhe kap Shkollën e Magjistraturës." nënvizoi Basha.Kryedemokrati e njohu ministren e Jashtme edhe me arsyet që e kanë detyruar PD-në të braktisë Kuvendin, duke deklaruar për herë të parë, se nëse opozita do të qendronte në Parlament, situata mund të precipitonte deri në gjakderdhje."Instalimi prej Kryeministrit në Parlament i instrumentit të dhunës përmes përdorimit të këtyre personave për të kërcënuar dhe goditur opozitën, ka krijuar një situatë tensioni politik dhe kjo e ka detyruar Partinë Demokratike të ndërpresë marrëdhëniet me Kuvendin, për të shmangur skenaret e gjakderdhjes", mësohet të jetë shprehur Basha.Në këtë pikë, kreui demokratëve është kujdesur që ti vërë në dukje zonjës Mogerini, se situate nuk është siç e cilësoi ajo një ditë më parë në konferencën me homologun Bushati, ku ajo vlerësoi dialogun konstruktiv të qeverisë me opozitës.Mësohet se Basha qartësoi se jo vetëm që nuk ka konstruktivitet dhe dialog nga ana e qeverisë, por ka eleminim të çdo hapësire ligjore për opozitën dhe dhunime fizike ndaj anëtarëve të saj.Nisur nga kjo gjendje, që Basha e cilësoi kritike, kryedemokrati kërkoi vëzhgim të kujdeshëm dhe analizë të thellë të situatës nga ana e Bashkimit Europian, pasi vlerësimet e përcipta të kësaj situate të mbarsur me rreziqe për stabilitetin, nuk i shërbejnë objektivave të përbashkëta të integrimit europian të Shqipërisë.Kryetari i Partisë Demokratike i përcjell ministres së Jashtme italiane Mogherini shqetësimin për situatën që ai e quan "kritike" në Shqipëri dhe kërkon monitorim dhe analizë të thellë nga Bashkimi Europian.Njoftimi i plote i PD-seKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me Ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila ndodhet në një tur vizitash në rajon në kuadër të marrjes nga Roma zyrtare të Presidencës së Bashkimit Europian.Duke ndarë kënaqësinë e marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat, z.Basha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që ka treguar Italia mike në këto 23 vite për vendin tonë në cdo fushë e në cdo drejtim.Partia Demokratike e konsideron marrjen e statusit si një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe është e vendosur të japë kontributin e saj në këtë drejtim.Por situata politike në vend ka degjeneruar në parametrat e një krize të gjithanshme për shkak të zhbërjes nga dyshja Rama-Meta të standarteve demokratike dhe sundimit të ligjit, theksoi kreu i opozitës.Në këtë kuadër, Basha u ndal në rastet konkrete të kapjes së institucioneve dhe ndërprerjes së paligjshme të mandateve ligjore e kushtetuese si për kreun e ILDKP, AMA, INSTAT dhe së fundmi dhe Shkollën e Magjistraturës.Duke injoruar mesazhin e qartë dhe apelin e Bashkimit Europian se për reformën në drejtësi duhet gjithpërfshirje, konsultim dhe trasnparencë, qeveria tentoi të kalonte në parlament ligjet që kanë për qëlllim kapjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe sistemit gjyqësor në tërësi, dhe votoi ligjin me të cilin pezullon për një vit dhe kap Shkollën e Magjistraturës.Kryetari i Partisë Demokratike i bëri të ditur Ministres së Jashtme italiane se sfiduesja më e madhe e ligjit në vend është vetë qeveria e cila nuk respekton dhe nuk zbaton vendimin e gjykatave, duke nisur nga ato të Gjykatës Kushtetuese, si në rastin e Ligjit për Nëpunësin Civil, për kompetencat e INUK për komisionet hetimore parlamentare, dhe qindra vendime të tjera të gjykatave të vendit.Pasi e informoi për shkarkimin nga puna në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e gjykatave të mbi 8 mijë nëpunësve, kryetari i Partisë Demokratike, u ndal edhe tek inkriminimi i administratës dhe futja në parlament e personave të dënuar për vepra të rënda penale.Basha e njohu Mogherinin për një sërë rastesh flagrante të inkriminimit të niveleve të larta të administratës dhe u ndal në vecanti tek rasti i kreut të Këshillit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj i arrestuar në Itali dhe i raportuar nga gazetat më të mëdha atje si i përfshirë në rrëmbimin e një fëmije për gjobvënie, si dhe tek rasti i të dënuarit në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, Arben Ndoka, i bërë deputet nga Edi Rama.Instalimi prej Kryeministrit në Parlament i instrumentit të dhunës përmes përdorimit të këtyre personave për të kërcënuar dhe goditur opozitën, ka krijuar një situatë tensioni politik dhe kjo e ka detyruar Partinë Demokratike të ndërpresë marrdhëniet me Kuvendin, për të shmangur skenaret e gjakderdhjes.Në këtë kuadër, qartësoi z.Basha jo vetëm që nuk ka konstruktivitet dhe dialog nga ana e qeverisë, por ka eleminim të cdo hapësire ligjore për opozitën dhe dhunime fizike ndaj anëtarëve të saj. Pjesë e këtij realiteti është edhe refuzimi i përsëritur i mazhorancës për ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës e konfirmuar edhe nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Po kështu, theksoi Basha, dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk ka ndërmarrë asnjë reformë, por po thellon konfliktin politik në vend, duke rrezikuar stabilitetin politik dhe shoqëror dhe duke minuar ecjen e Shqipërisë drejt integrimit Europian.Kjo situatë kritike kërkon vëzhgim të kujdeshëm dhe analizë të thellë nga ana e Bashkimit Europian, theksoi kryetari Basha, pasi vlerësimet e përcipta të kësaj situate të mbarsur me rreziqe për stabilitetin, nuk i shërbejnë objektivave të përbashkëta të integrimit europian të Shqipërisë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter