Izraeli pranon propozimin e Egjiptit për armëpushim
Izraeli ka pranuar propozimet e Egjiptit për armëpushim në konfliktin në Gaza kurse Hamasi, që kontrollon Rripin e Gazës, nuk është përgjigjur ende zyrtarisht dhe ushtria e tij ende nuk i ka dorëzuar armët, për të treguar se nuk do të pranojë të mposhtet.Megjithatë ,një zyrtar i lartë i Hamasit tha se grupi është i hapur ndaj këtij propozimi. Sipas propozimeve të Egjiptit, nga kjo e martë, në vend do të hyjë në fuqi një armëpushim i përkohshëm, që do të pasohet nga disa takime në Kairo në nivel të lartë dialogu mes delegacioneve të të dyja vendeve, Izraelit dhe Palestinës.Kabineti i sigurisë në Izrael, i drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu ka votuar pro këtij plani vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, përpara se plani të hyjë në fuqi.Sipas analistëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk ka asnjë suprizë në formulën e paqes së përkohshme të propozuar nga Egjipti pasi një gjë e tillë ka qënë gjithnjë një rrugë e shkurtër për të dalë nga kriza.Izraeli filloi ofensivën në Rripin e Gazës të martën e kaluar, duke thënë se ajo ishte në përgjigje të hedhjes së raketave në Izrael nga militantët e Hamasit në Gaza.Sipas zyrtarëve palestinezë, në konfliktin njëjavor, 192 persona kanë humbur jetën, shumica prej tyre civilë të pafajshëm.Ndërsa, sipas OKB-së, 1400 persona të tjerë janë plagosur. Ka qënë pikërisht rritja e numrit të viktimave që ka shtuar trysninë ndërkombëtare mbi të dyja palët për të ndalur luftimet.ar.sh/Oranews.tv