Përgatitjet për zgjedhjet, Gjiknuri takon ambasadorët e huaj
Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri është takuar sot me diplomatët e huaj, të akredituar në Shqipëri.Në një prononcim për mediat pas takimit, Gjiknuri theksoi se u ka ngritur diplomatëve të huaj shqetësimit e PS-së në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, shpërndarjen e mandateve dhe përgatitjet për zgjedhjet.“Nuk mund të pranohen mandatet që s’përfaqësojnë barazinë e përfaqësimit, nuk anashkalohet KQZ dhe as Kuvendi të përdorë mandate të 2009-ës për mandatet e reja për zgjedhjet e qershorit të 2013. Kjo do të ishte goditje e Kushtetutës, ilegalitet që në fillim të zgjedhjeve që vë në diskutim zgjedhjet” tha Gjiknuri.Sipas tij, administrata e KQZ nuk mund të perdoret në interes të asnjë partie politike duke rikujtuar se për politizimin e KQZ-së kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe ambasadorët e huaj.“Nuk ka projektvendim të KQZ, ligji e thotë qartë, mandatet shpërndahen pasi KQZ të ketë marrë vendim, ka disa kritere për këtë çështje dhe ai i barazisë është themelor” theksoi më tej Gjiknuri. vijon..