Ukrainë, luftime të ashpra, Poroshenko shmang Putin në Brazil
Ukrainë - Luftimet e armatosura ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe rebelëve prorusë kanë vijuar në Luhansk dhe jashtë saj me rebelët që akuzojnë forcat qeveritare se kanë nisur një ofensivë me armatime të rënda, duke terrorizuar qytetin edhe me tanke.Lideri i militantëve prorusë, Igor Strelkov, ka akuzuar se forcat ushtarake ukrainase të nxitura nga Presidenti Poroshenko, kanë sulmuar qytetin nga jugu në perëndim.Përleshjet e armatosura janë pranuar edhe nga burimet proukrainase në qytetin me popullsi 425 mijë banorë.Vetëm gjatë të dielës, sipas mediave vendase, 15 civilë kanë humbur jetën pas shkëmbimit të zjarrit në Luhansk dhe në fqinjin e saj, Donjetskun.Sipas Strelkov, mbi 70 tanke kanë kaluar nëpër qytet, duke terrorizuar banorët e duke vrarë civilë të pafajshëm.Gjermania dhe Rusia kanë kërkuar bisedime urgjente për situatën e përshkallëzuar mes Kievit dhe rebelëve.Në një takim kokë më kokë, përpara finales së Kupës së Botës në Rio De Janeiro, kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin, kanë biseduar për situatën mes dy vendeve, madje sipas Merkel, durimi për një marrëveshje armëpushimi, po soset.Presidenti rus Putin dhe ai ukrainas, Petro Poroshenko duhej të takoheshin në Rio De Janeiro pas finales së Kupës së Botës, por Presidenti Poroshenko ka vedosur të largohet më herët, duke shmangur edhe takimin mes tyre.Që nga nisja e konfliktit të armatosur mes dy vendeve, në prill të këtij viti, më shumë se 1 mijë civile dhe ushtarakë kanë humbur jetën.Oranews.tv

