Palestinë, mijëra palestinezë braktisin shtëpitë në Gaza prej raketave izraelite
Gaza - Mijëra palestinezë kanë braktisur shtëpitë dhe janë larguar nga pjesa veriore e Gazës, pas kërcënimeve të Izraelit se tashmë ka nën shënjestër të gjithë zonën, duke siguruar se nuk do t’i japë fund këtij konflikti që dita ditës po bëhet edhe më i përgjakshëm.Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 170 mijë persona kanë braktisur shtëpitë.Forcat izraelite kanë vijuar të lëshojnë raketa në drejtim të Rripit të Gazës, nga të cilat 172 persona kanë humbur jetën ndërsa qindra të tjerë janë plagosur nga konflikti njëjavor.Militantët izraelitë kanë theksuar se në fokus të sulmeve nuk janë civilët, por militantët e Hamasit dhe grupet terroriste, duke përfshirë këtu edhe shtëpitë e liderëve palestinezë.Autoritetet palestineze kanë konfirmuar se në Gaza, banorët nuk kanë asnjë vend ku mund të fshihen për t’i shpëtuar sulmeve, asnjë strehë, asnjë bunker, ndaj dhe zgjidhja më e mirë ishte largimi prej andej.Kryeministri izraelit Benjanim Netanjahu ka kërkuar përgjatë një interviste për rrjetin CBS, falje për vrasjen e civilëve të pafajshëm por për këto vdekje sipas tij, përgjegjësia duhet të bjerë mbi Hamasin.Sipas Izraelit, në Gaza ka 1320 zona ku fshihen terroristët dhe ato mbeten shënjestër e ushtrisë izraelite.Ndërkombëtarët kanë kërkuar që mes dy vendeve të vendoset armëpushimi ndërsa kanë dënuar sulmet ndaj popullsisë.Franca ka dënuar sulmet nga Hamasi, por edhe kundërpërgjigjet e Izraelit me raketa.Gjermania do të dërgojë Ministrin e Jashtëm Frank Walter Steinmeier në Izrael, për të mundësuar bisedime mes zyrtarëve të të dyja vendeve, për të negociuar një marrëveshje paqeje dhe fundin e dhunës.Oranews.tv
Gaza, banesat që shkatërrohen pas sulmeve me raketa nga Izraeli
Ushtarë izraelitë duke ndjekur Kupën e Botës
Një nënë izraelite me vajzën e saj, duke u trajtuar pas shokut që kanë pësuar nga goditja e një rakete
Një fëmijë palestinez duke qarë pas varrimit të të atit, vrarë nga sulmet