70 vjetori i çlirimit të Gramshit, përkujtohet mes festimeve nga veteranë e të rinj

Elbasan - Banorët e rrethit të Gramshit kanë përkujtuar me ceremoni festive 70 vjetorin e çlirimit nga okupatorët nazifashistë. Veteranë të luftës por dhe të rinj, kanë festuar  në sheshin kryesor të qytetit, nën ritmin  e këngëve dhe muzikës.Datë përkujtimore, e 70 vjetorit të çlirimit të Gramshit nisi me  vizita dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve. Për veteranët ky përvjetor mbetet një  datë e rëndësishme për qytetin dhe rrethin e Gramshit, sepse ata sot respektojnë  dhe nderojnë me  nderim të thellë ata që dhanë jetën e luftuan për lirinë.Këtë vit organizimi ë këtij përvjetori pati dhe kujdesin e deputetit dhe ministrit Damian Gjiknuri.   m.p/Oranews.tv