Pushuesit “tërbohen” në Shëngjin, mijëra pushues në spektaklin me bikini

Lezhë- Shëngjini këtë verë po kthehet në një atraksion të vërtet për turistët. Mbrëmjeve verore u shtohet dhe adrenalina e spektakleve të ofruara nga operatorët turistikë, ku më i fundit është ai i një spektakli me veshje bikini.Këto spektakle që janë risi për zonën e plazhit të Shëngjinit kanë tërhequr vëmendjen e mijëra pushuesve që kanë ardhur për të kaluar pushimet. Dikush kërkon vetëm të argëtohet, dikush të bëjë përzgjedhje mode.Shëngjini konsiderohet për shumë prej këtyre banorëve sezonalë si vendi ideal për të kaluar pushimet verore, pasi ofrohet gjithçka që ata kërkojnë.Organizatorët e këtyre spektaklëve janë të mendimit se kjo tendence sa vjen dhe rrit interesimin e qytetarëve, vizitorëve e turistëve.Ky është Shëngjini i kësaj vere, ku krahas bukurive natyrore, vëmendjen e pushuesve, po e marrin dhe nëpërmjet organizimeve të veçanta të mbushur me adrenalinë.