Shiu i verës përmbyt lagjet e Beratit, bllokohen pusetat dhe rrugët

Berat- Qyeti i Beratit është shndërruar mbrëmjen e djeshme në një Venecia të dytë, me rrugë krejtësisht nën ujë. Ka mjaftuar një shi me intensitet të lartë për vetëm një orë që rrugët e qytetit të zhyten nën ujë. Aksi kryesor në qendër të Beratit, lagja " 30 Vjetori ", vendi i quajtur " Kthesa e Gjykatës ", por dhe shumë rrugë të tjera janë përmbytur dhe kanë qëndruar nën ujë për minuta të tëra.Të munguara prej disa javësh rreshjet e shiut shoqëruar me breshër u rikthyen me intensitet duke nxjerr në pah problematikën e rrugëve të këtij qyteti. Dhe ashtu si ndodh gjithmonë bllokimi i pusetave në anë të rrugës e bërë të pamundur përcjelljen e prurjeve të mëdha të shiut. Kjo bëri që uji të vërshoi nëpër rrugë duke përmbytur gati të gjitha hyrjet e pallateve, rrugicat dhe sheshet.Kjo situatë që përsëritet sa herë bie shi nuk i shpëtoi edhe këtë herë qyteti i Beratit, që në këtë stinë ka dhe rritje të numrit të vizitorëve, të cilët kanë parë nga afër këtë fenomenë të shkaktuar nga vetëm 1 orë reshje të shiut të verës.