Kore e Jugut, konfirmohet vdekja e pronarit të tragetit të mbytur, trupi u gjet në qershor

Policia në Korenë e Jugut ka bërë të ditur se trupi që ata gjetën të vdekur në muajin qershor është konfirmuar si pronari i tragetit të mbytur në muajin prill, ku më shumë se 300 persona gjetën vdekjen.Biznesmeni miliarder, Yoo Byung-eun, rezultonte i zhdukur menjehërë pas tragjedisë, duke shkaktuar një mobilizim të madh të forcave policore në kërkim të tij. Analizat e ADN-së treguan se trupi i pajetë i gjetur nga policia i përkiste pikërisht biznesmenit në fjalë.Policia ishte në kërkim të tij për ta marrë në pyetje në lidhje me tragjedinë e tragetit. Yoo, 73 vjeç, ishte kreu i familjes që kishte në pronësi tragetin gjigand. Menjëherë pas tragjedisë ai arriti t'i shmangej policisë, duke u fshehur në anije.Agjencia e lajmeve vendase "Jonhap" njoftoi në muajin qershor se policia ka gjetur një trup të dekompozuar në një fushë në Suncheon, një qytet 300 km në jug të Seulit. Polica ka arrestuar edhe disa anëtarë të tjerë të familjes së 73 vjeçarit, djalin edhe vajzën, e cila jeton në Francë dhe tashmë po kërkon ekstradimin.Gjatë muajit qershor, rreth 6 mijë policë kontrolluan një kompleks të kishës në qytetin e Anseong që i përket Yoo Byung-eun. Katër pasuesit e kishës u arrestuan pasi kishin ndihmuar arratisjen e miliarderit.Policia ofroi edhe një shpërblim prej 500 mijë dollarësh për këdo që do të mund ti siguronte informacione e që do të conte në kapjen e tij apo edhe të djalit të tij.Në Korenë e Jugut kanë nisur paralelisht dy procese gjyqësore, një për anëtarët e ekuipazhit të tragetit dhe kapitenit të saj të akuzuar për neglizhencë dhe një tjetër për marinën e Koresë së Jugut