Kundër fejesës së mbesës, vret 2 vëllezërit, kunatën e 17 vjeçaren, më pas veten
Fier- Ajo që duhet të ishte një ditë e gëzuar ka përfunduar në një tragjedi të pesëfishte për familjen Vrapi në fshatin Suk 2 të komunës Strumë.Sot 17 vjeçarja Merushe Vrapi kishte ditën e fejesës ndërsa xhaxhai Bajram Vrapi 73 vjeç, nuk ia kurseu jetën as asaj por as 3 pjesëtarëve të tjerë të familjes.Sot në mëngjes 73- vjeçari vrau me armë gjahu dy vëllezërit e tij, kunatën mbesën 17 vjeçe dhe pasi e pa veten të rrethuar nga p0licia me të njëjtën armë i dha fund dhe jetës së vet.Plumbave të çmendurisë së Bajram Vrapit arriti t'i shpëtojë vetëm nipi 13 vjeçar dhe bashkëshortja e autorit të cilët u strehuan tek fqinjët.Sipas fqinjëve shkak i kësaj masakre ka qenë fejesa e mbesës, Merushes 17 vjeçare. Duket se 73-vjeçari nuk ka qenë dakord me këtë fejesë, aq më tepër që atij nuk i ishte marrë mendimi.(Video: Raportimi i gazetares Emanuela Nexhipi për vrasjen e 5-fishtë)Gëzimi kthehet në mort Duhet të ishte një ditë gëzimi për 17-vjecaren Merushe Vrapi e cila do të fejohej sot por veprimi fatal i xhaxhait të saj e ka kthyer në mort për gjithë familjen duke tronditur të afërmit por edhe gjithë opinionin.Familja kishte përgatitur edhe drekën për të pritur krushqit. Në shtëpinë një katëshe, kishte ardhur edhe vëllai tjetër, Besimi.Rreth orës 08:00 të mëngjesit i moshuari Bajram Vrapi ka shkuar i armatosur tek banesa, ngjitur me shtëpinë e tij dy katëshe dhe ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të vëllait Xhemalit, 79 vjeç, Dritës dhe Merushes, vajzës 17 vjeçe. Më pas ka tentuar të vrasë edhe bashkëshorten e tij dhe nipin 13 vjeç por ata kanë shpëtuar falë fqinjëve të cilët i strehuan në banesat e tyre.I vrava se silleshin keq me mua""Silleshin keq me mua" kështu i ka thënë një bashkëfshatari para se të vinte grykën e armës së krimit në gushë dhe të qëllonte armën jo shumë larg banesave ku ndodhi krimi.Autori është rrethuar nga forcat e policisë në një arë me misër rreth 800 m larg banesës dhe atëherë i ka dhënë fund jetës së vet. Viktimat 1- Xhemal Vrapi 79 vjeç2- Besim Vrapi 60 vjeç3- Drita Vrapi 43 vjeç,4- Merushe Vrapi 17 vjeçe5- Bajram Vrapi vrau vetenI shpëtuan plumbave të 73 vjeçaritGruaja e autoritNipi 13 vjeçar, vëllai i Merushes.Bajram Vrapi para se të vriste veten deklaroi: Përfundova jetën time këtu "Më kërkoi mua. Donte numrin e telefonit sepse donte të fliste me vajzën në Greqi, i thashë ndodhi cfarë ndodhi më jep mua armën por nuk pranoi. E kam vendosur më tha. Unë s'kam më e përfundova jetën time këtu." tregon dëshmitari duke kujtuar se edhe ndaj tij autori kishte drejtuar armën.Një tjetër dëshmitare, fqinj me familjen Vrapi e cila kishte përgatitur ëmbëlsirën për fejesën e 17 vjecare, tregon dhe sesi autori kishte tentuar të vrasë dhe bashkëshorten e tij, por kjo e fundit kishte mundur të shpëtojë pasi ishte fshehur nga fqinjët.Ora pas ore si u mesua ngjarja Ora 10: 59 Autori tentoi të vrasë edhe gruan dhe nipin 13 vjeçarAutori ka tentuar të vrasë edhe gruan e tij dhe nipin 13 vjeçar, vëllain e Merushes 17 vjeçe por ata kanë shpëtuar pasi janë fshehur nëpër banesat e fqinjëve. Pasi ka kryer krimin e rëndë I moshuari ka shkuar për të vrarë dhe dy pjesëtarët e mbetur të familjes, por nuk ka arritur dot pasi fqinjët nuk I kanë hapur derën.Ora 10: 10 Tentoi të vriste dhe gruan por e shpëtuan fqinjëtEmanuela Nexhipi nga vendi i ngjarjes informon se autori ka tentuar të vrasë edhe gruan e tij por një komshi ka mundur të shpëtojë duke e tërhequr gruan në banesën e saj. “Fejesa do të bëhej ditën e sotme dhëe familjarët kishin përgatitur edhe drekën për të pritur krushqit për fejesën e vazjës së tyre. Gjithashtu dëshmitarë që kanë qenë prezent ka ka tentuar të vrasë edhe gruan e tij por një komshi ka mundur të shpëtojë duke e tërhequr gruan dhe duke e mbyllur me çelës në shtëpinë e saj. Komshitë thonë se vëllezërit nuk i kishin marrë mendim për fejesën.Ora 09: 50 Autori kundërshtoi fejesën e mbesësDyshohet se shkak kryesor i kësaj tragjedie në familje ka qenë fejesa e mbesës 17 vjeçare, për të cilën xhaxhai Bajram Vrapi ka qenë kundër kësaj fejese. Mendohet se fillimisht mes autorit dhe dy vëllezërve të tij ka pasur debat.Ora 09: 34- 73 vjeçari vrau veten në një arë me misër pasi u rrethua nga policiaAutori është rrethuar nga forcat e policisë në një arë me misër në afërsi të banesës. Duke mos pranuar të dorëzohet autori ka vrarë veten.Ora 09: 23 Policia: Autori 73 vjecarPolicia e Fierit jep detaje për ngjarjen: Sot në orën 08:00, ne fshatin Suk 2, komuna Strum ka ndodhur vrasje e 5-fishtë shtetasi Barjam Vrapi vjec 73,ka hyre ne banesen e vellait te tij shtetasit Xh.Vrapi vjec dhe ka qelluar me arme gjahu ndaj pjestareve te familjes ku per pasoje kane mbetur te vdekur shtetasit Xh.Vvjec 79 ,D.V vjec 43 ,B.Vrapi vjec 60 dhe M V vjec 17 me pas ka vrare veten.policia ka shkuar ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e ngjarjes.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter