FOTOLAJM/ Lopët vazhdojnë "pushimet" në Llogara
Është e pamundur që të përshkosh rrugën Vlorë-Dhërmi dhe në zonën e Llogarasë mos të ndeshesh me tufa lopësh që ecin të qeta në këtë rrugë nacionale.Pronarët e këtyre lopëve janë të pakujdesshëm dhe nuk e “vënë ujin në zjarr”, duke rrezikuar kështu jetën e shumë udhëtarëve, të cilët janë të detyruar të presin derisa lopët të hapin rrugën, për të vazhduar në destinacionin e tyre.Këto tufa me lopë të japin përshtypjen se vazhdojnë të qeta “pushimet” e tyre dhe duket sikur Llogaraja tashmë është ndonjë qytet i Indisë, ku lopët shihen si të shenjta, dhe nuk i pengon askush edhe kur janë në vendet e gabuara.Fotot janë bërë mëngjesin e sotëm në Qafën e Llogarasë nga Fation Pobrati
/nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter