Alibeaj: Nëse miratohet ligji për KLD, politika si ortek do vrasë pavarësinë e gjyqtarit

Tiranë –Ish-Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, parashikon ditë të zymta për sistemin e drejtësisë. Nëse ligji për organizimin e KLD-së do të miratohet nga mazhoranca, atëherë, fryma politike e përçuar tek KLD-ja, si  një “ortek” do të vrasë pavarësinë e gjyqtarëve.Në një intervistë për “Ora News”, në këndin “Ora e Intervistës”, Alibeaj shpjegoi se çfarë parashikon ligji i ri që synon të sjellë qeveria dhe çfarë efekti do të ketë ai mbi sistemin shqiptar të drejtësisë.“Nuk është një draft i plotë,” – tha Alibeaj, - “ është thjeshtë një amëndament  i cili në tërësinë e vet përmban 7 dispozita, nga të cilat dy dispozita janë më të rëndësishmet. Këto dy çështje mund të përkufizohen, e para që ka të bëjë me anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë  dhe e dyta ka të bëjë me të famshmin pezullim të gjyqtarëve. Këshilli i Lartë iDrejtësisë është organi i pavarur kushtetues, i cili ka në kompetencën e vet dy kompetenca kryesore që kanë të bëjnë me gjyqtarët, Këshilli i Lartë i Drejtësisë është organi i vetëm i cili ka të drejtën të shqyrtojë çeshtjen e proçedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve, është ky organ i cili sanksionon gjyqtarët  në rastin kur gjenden në shkelje, e dyta është organi që ka të drejtë të merret me karrierrën e gjyqtarëve. Që do të thotë se janë dy shtyllat e pavarsisë të të gjithë sistemit gjyqësor , karriera edhe qëndrimi në punë,”- theksoi ai.Por, nënvizoi ish-kreu i Drejtësisë më pas, “që të kesh një system gjyqësor, një gjyqtarë të pavarur të paanshëm apo të pakorruptuar, ky person i cili ka fituar nëpërmjët një shkollë apo një formimi, do duhet të jetë i qetë ndaj çfarëdolloj ndërhyrje, qoftë korruptive ashtu edhe politike. Që do të thotë, se fati i karrierës së tyre, fati i sanksionimeve për shkelje të detyrës së vet,  do të duhet të bëhet nga një trup administrative e cila nuk është politike, ndryshe i gjithë sistemi apo një individ i vetëm , do të ishin me humbjen e virtytit të vetëm që kanë , pavarsinë.Në qoftë se e gjithë kupola e drejtësisë është nën diktatin politik të mazhorancës, mund të shkarkohen kur ju do qejfi, mund të emërohen ata të cilët janë klientët e vet politik. Si një ortek kjo frymë politike e përçuar të Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të kalojë dhe tek sistemi i lartë i drejtësisë , kjo ndodh nëse ky ligj miratohet.”